Lajme

Roberti nga Lezha shpëtoi të rinjtë vëlla e motër nga Kosova, duke rrezikuar jetën e tij. Babai i tij jep lajmin e mirë

Robert Neçaj, vrojtues plazhi dhe zv.President i Federatës së Vrojtuese të plazhit, është përballur ditë më parë me një rast në zonën e Ranës së Hedhun dhe atje ka shpëtuar vëlla e motër që po mbyteshin.

Edhe pse nuk shërbente aty si vrojtues plazhi, pasi ka parë se deti ishte i trazuar dhe dy adoleshentët nga Kosova po mbyteshin në thellësi 4-5 metra, Roberti nuk është kursyer edhe pse e ka kuptuar rrezikun.

Pasi Roberti nga Lezha shpëtoi dy të rinjtë, ai doli në breg dhe duke qenë se kishte pirë shumë ujë ra pa ndjenja duke qëndruar i shtrirë në spital. Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore duket e përmirësuar dhe rreth kësaj tregon babai i tij, Tonin Neçaj i cili e tregon në detaje ngjarjen përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook.

Tonin Neçaj shkruan:

Për të gjithë Ju,njerëzit e mi të dashur pjestarë të kësaj faqeje,

FALENDERIME PA FUND!

Pardje familja jonë u gjend përpara një momenti të papritur dhe shumë të vështirë.

Ju falenderojmë shumë për mesazhet tuaja, me të cilat na forcuat për ta përballuar këtë tronditje!Faleminderit për vlerësimin që i keni bërë rastit të djalit tonë,Robertit,në sensin e humanizmit dhe dhimbjes njerëzore!

Falë humanizmit dhe ndjenjës së korrektësisë në punë, Roberti u bë pre e ngjarjes së pardjeshme.

Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve të dy të rinjve,vëlla e motër adoleshentë.

Ndihemi shumë të lumtur që më në fund shpëtoi edhe jeta e Robertit, falë përgatitjes së tij profesionale dhe kujdesit të organeve shëndetësore të spitalit të Lezhës.

Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti nuk ka qënë vrojtues në atë zonë.

Ora ka qënë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv /President i Federatës së Vrojtuese të plazhit për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin.

Dy adoleshentë kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë,në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun.

Djalin e kapi epilepsia(sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet.

Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira!

Ata fillojnë të kërkojnë ndihmë.

Por, si një ditë me pak reshje shiu,në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.

Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar,ndonëse e parashikonte rrezikun.

Por ” i mbyturi të mbyt”.

I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit .

Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë.

Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg.

Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!

Faleminderit me përultësi të gjithëve!

18.08.2022

May be an image of 1 person, standing and outdoors

Rruga Press

Lexo më shumë  "Hoteli luksoz i dhëndrit të Trumpit në Beograd", The New York Times: Idenë e propozoi Grenelli kur ishte i dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *