KryesoreLajme

Rizvanolli: Telekomi i Kosovës në rrugën e duhur drejt rikuperimit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës është duke ecur në drejtimin e duhur dhe nuk do të ketë kthim prapa.

Sipas saj, Telekomi po përballet me sukses me goditjet nga kontratat e dëmshme që u lidhën gjatë qeverisjeve të kaluara, kontrata që synonin degradimin dhe privatizimin e ndërmarrjes për përfitime të paligjshme të kompanive private.

“Telekomi do të përballojë me sukses edhe këtë goditje, TË FUNDIT, nga kontratat e dëmshme kriminale që u lidhën në kohë të qeverisjeve të kaluara që të vetmin qëllim kishin degradimin e privatizimin e Telekomit, ndërkohë që u krijonin mundësi të pabesueshme për pasurim të paligjshëm kompanive private në kurriz të Telekomit, e blenin vota përmes punësimeve partiake në masë, pa konkurse”, ka shkruar Rizvanolli.

Lexo më shumë  Turizmi në Kosovë vazhdon rritjen, mbi 46 mijë vizitorë në mars 2026

Rizvanolli njoftoi se investimet në rrjetin e Telekomit janë në progres, ku aktualisht po vazhdohet në Istog dhe në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, për të përfunduar me Klinën.

Ky modernizim synon përmirësimin e shërbimeve të telefonisë mobile VALA me teknologji 5G dhe 4G+.

“Ndërkohë, investimet po vazhdojnë Istog e në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, për të vazhduar me Klinën, me të cilën komunë përmbyllet kjo fazë e modernizimit të telefonisë mobile të Telekomit, VALA me teknologji 5g dhe 4g+”, ka shkruar ministrja.

Lexo më shumë  Shtetësi për “sportistë elitarë”/Skandali që po pasuron trafikantë e zyrtarë federate

Ndryshe Federata Sindikale e Pavarur të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, ka kërkuar që Prokuroria urgjentisht t’i nisë hetimet për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

YouTube player