KryesoreLajme

Rizvanolli: Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë në rajon

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova ka çmonin e energjisë më të lirin në rajon.

Ajo në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për çmimin e energjisë, ka thënë se shifrat për import të rrymës prej 259 milionë euro nuk janë të sakta.

“Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon. Gjatë vitit 2025 ka qenë mesatarisht 8.17 cent për kWh, ndërsa në Shqipëri ka qenë 11.6 cent (41% më e shtrenjtë), në Maqedoni të Veriut 11.4 cent (40% më e shtrenjtë) dhe në Serbi 11 cent (25% më e shtrenjtë). Është thënë se shifra e importit të energjisë elektrike ka qenë 259 milionë euro vitin e kaluar. Në fakt, importi ka qenë 167 milionë euro, që është 92 milionë euro më pak sesa është proklamuar. Është thënë se 1 miliard euro është importuar gjatë mandatit. Në realitet, janë importuar 621.8 milionë euro, që është 38% më pak se ajo që është proklamuar”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Marta Kos: Ka zhvillime inkurajuese sa i përket pesë shteteve mosnjohëse ndaj Kosovës
YouTube player