Lajme

Rizvanolli e Lorkowski diskutuan për gjendjen aktuale të energjisë në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u takua me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Evropë, Artur Lorkowski dhe delegacionin e tij.

Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale të energjisë elektrike në Kosovë dhe investimet që e presin Kosovën në këtë sektor.

Ministrja Rizvanolli theksoi se, sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Evropë e ka mbështetur Kosovën  në shumë procese të rëndësishme, përfshirë këtu edhe rreth kornizës ligjore dhe menaxhimit të krizës energjetike, për çfarë edhe e falënderoi zotin Lorkowski për përkrahjen.

Lexo më shumë  Hargreaves: Me Gërvallën diskutuam për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Përveç kësaj, me theks të veçantë u diskutuan edhe sfidat aktuale dhe proceset e lehtësimet që mund të ofrojë Bashkimi Evropian në rrugën drejt transformimit energjetik të vendit.

Gjatë takimit,  po ashtu u trajtuan edhe çështjet më të rëndësishme aktuale të energjisë, në veçanti për Planin Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë (NECP), Harmonizimin e Politikave Mjedisore me Politikat Evropiane (ETS) dhe Marrëveshjen për Tregun e Energjisë Elektrike.

Lexo më shumë  Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Rruga Press

YouTube player