“Ritmi i Rezistencës”, thirrje e hapur për artistët e rinj
Organizata jofitimprurëse Tek Bunkeri në Tiranë bën thirrje të hapur për aplikime nga artistë të rinj:
Ritmi i Rezistencës synon të krijojë një grup artistësh të rinj që luajnë në perkusion dhe synojnë të rrisin ndërgjegjësimin në mënyra krijuese. Pjesë e një projekti më të madh “Culture Train”.
Drejtues i grupit do të jetë artisti multiinstrumentist, Ilirian Pema , i cili është themelues i dy grupeve të pavarura muzikore të quajtura “The Grandfathers Brothers” dhe “Të Tjerët”.
Ekipi që do të krijohet do të ketë të paktën 10 pjesëmarrës, 5 vajza dhe 5 djem, të cilët do të takohen një herë në javë për të bërë prova. Ritmi i rezistencës do të kombinohet me marshime nëpër rrugët e Tiranës për të kontribuar në ndërgjegjësimin për çështje të të drejtave të njeriut dhe mjedisit.
Plotësoni formularin, që gjendet në link e mëposhtëm, për tu bëre pjesë e Ritmit!
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSepTQFOa0_GHWRF9K3PZ16x4m26rj2Sv2XOywKxHO9dB3ZXTg/viewform
DEADLINE PER APLIKIME MBYLLET ME 15 SHTATOR
Nuk ka lëvizje pa ritëm!
Rruga Press