Lajme

Rita Ora uron Pavarësinë e Kosovës, kujton koncertin madhështor të realizuar para katër viteve në Prishtinë

Sot (e enjte), shteti i Kosovës feston përvjetorin e 14-të të shpalljes së pavarësisë.

Një ditë e shënuar si kjo nuk ka se si të mos iu bie në sy edhe yjeve ndërkombëtarë me prejardhje shqiptare.

Artistja me renome botërore, Rita Ora, vendosi të urojë shqiptarët e Kosovës në përvjetorin e 14-të të pavarësisë, përmes llogarisë së saj në Instagram.

Ajo rishpërndau në InstaStory një pjesë nga performanca e saj madhështore e realizuar në një ditë si kjo katër vite më parë.

Lexo më shumë  Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë sot aktgjykimin për "Banjskën"

Ora kishte performuar në një koncert special në nderë të dekadës së pavarësisë para mijëra njerëzve në Sheshin e Prishtinës.

“Urime dita e pavarësisë”, ka shkruar këngëtarja e lindur në Kosovë, në mbishkrimin e videos së ndarë me 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Rita përndryshe mbahet mend si këngëtarja e parë shqiptare që tejkaloi kufijtë ndërkombëtarë të muzikës, kur në vitin 2012 u kthye në fenomenin e muzikës britanike dhe më pas edhe asaj amerikane.

Lexo më shumë  Berisha: Rama fshihet sepse e akuzuan në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje
YouTube player

Me kalimin e viteve, një sukses të përmasave të tilla patën fatin ta kenë edhe emrat tjerë të njohur si: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Era Istrefi, DJ Regard e të tjerë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *