Rishikimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë – Rihapë “Kutinë e Pandorës”

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Dr George Friedman në faqen e tij të njohur https://geopoliticalfutures.com/ më 13 dhjetor kishte një analizë të shkurtër por tejet të thuktë me titullin “Sërish Kosova”. Ai është ndër gjeopolitologët e kohës që përcjell çdo ditë rrejdhën e zhvilimeve në pikat më të nxehta të globit. Pikërëndesë ka sidomos zhvillimet në Ukrainë dhe në Azi, por edhe ato në Lindjen e Afërt e Ballkan… Duket se edhe paralajmrimi i tij për një mundësi rale të precipitimit të zhvillimeve në veriun e Kosovës drejt një lufte mes Kosovës dhe Serbisë, ka kontribuar në ndërhyrjen më të rreptë të diplomacisë amerikane. Ndërhyrja e diplomacisë perendimore, para së gjithash asaj amerikane edhe një herë shmangu rikthimin e luftës mes shqiptarëve dhe serbëve, që pa dyshim nuk do të mund të mbahej e lokalizuar asesi. Përkundrazi ajo do të mund të shtrihej tutje në vendet fqinje si Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia dhe të rikthej skenat e makthit e gjenocidit të viteve 90ta të shekullit të kaluar.

Në shikim të parë ky rikthim do të kishte shkasë targat e makinave, një shkasë krejt banal, madje edhe më banal se ai I vrasjes së Franc Ferdinandit që shkaktoi fillimin e Lufëts së Parë Botërore. Por de fakto, arsyeja themelore e rikthimit të luftës është politika hegjemoniste serbe dhe pretendimi i saj i hapur për ta aneksuar veriun. Të gjitha “përrallat” tjera për gjoja popullin e vuajtur serb në Kosovë, djepin e kulturës serbe dhe kishat, janë vetëm preteks po aq banal sa edhe targat. Prandaj në analizën e tij konstaton Friedman se, arsyeja themelore është pikërisht projekti serb i përpunuar gjatë për rikthim në Kosovë, respektivisht pushtim të një pjese të saj, që konsiderohet tejet jetik edhe për interesat serbe, por edhe ruse, nëse pretendojnë të ruajnë prezencën e tyre në Ballkan tutje. Ndërkaq arsyet reale pse pikërisht veriun, tashmë janë të njohura: ato kanë karakter gjeoekonomik, gjeopolitik e gjeostrategjik. Mitrovica është në qendër të këtyre përplasjeve jo vetëm mes shqiptarëve dhe serbëve, por ajo paraqet interes jetik edhe për pavarsinë e Malit të Zi dhe mbijetesën e Bosnjës dhe Maqedonisë.

Fridman mund të jetë njëri nga ata që ka kontribuar në shmangien e kësaj përplasje, por fatkeqësisht ai mund të jetë edhe njëri që vetëm e ka shtyrë kët përplasje për një  kohë më të përshtatshme për interesat perendimore. Duke rikthyer sërish  në diskutim çështjen e rishikimit të kufijve mes Kosovs dhe Serbisë [“…shikimi i kufirit Serbi-Kosovë mund të jetë i vlefshëm], siç ka bërë para ca ditësh edhe me sugjerimin për “blerjen” e paqes në Ukrainë dhe uljen e tensioneve Perendim – Rusi,  përmes njohjes së realitetit të imponuar nga armata ruse – aneksimit të pothuajse 1/4 -ës së Ukrainës nga Rusia, ai sikur arsyeton projektin hegjemon serb për aneksimin e veriut.

Prandja viti 2023 kërkon unitet politik mes aktorëve politik shqiptarë dhe ripërqëndrim tek interesi jetik i Kombit – tek Mitrovica. Rikthimi i tezës së rishikimit të kufijve me Serbinë fillimisht nga bota akademike dhe në platforma si kjo e Fridmanit për gjeopolitikë, mund të pasohet edhe në diplomaci dhe të përvetësohet nga qendrat e vendimmarrjes politike. Antiteza që duhet ta kemi të gatshme ndërkohë është se – ajo nuk mund të rikthehet e të jetë e vlefshme vetëm për raportet serbo-shqiptare. Para se qendrat e vendimmarrjes të tumirin kët tezë, faktori politik shqiptarë do të duhej t’ua bënte të qartë se rikthimi i saj do të riprodhonte gjakime tjera gjeopolitike, produkt I së cilës duhet të jetë në fund një hartë të re politike për krejt Ballkanin Perendimr.

A është në gjendje Perendimi ta përmbyllë procesin e shtetit-komb në Europën Juglndore duke rishikuar këtë proces vetëm në dobi të “Botës serbe”?!

Në këtë rihapje të “Kutisë së Pandorës” shqiptarët duhet të kenë të gatshëm projektin për Federatën Shqiptare, në përbërje të së cilës, pastaj, nuk do të ishin vetëm dy republikat aktuale, por gjithësesi edhe Maqedonia Perendimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese