Lajme

“Rimbushja e parkimit zerohet në fund të muajit”, skema e vjedhjes së Vodafonë me klientët!

Nga Boldnews.al

Kompanitë e telefonisë së lëvizshme po përdorin një skemë për vjedhjen e klientëve. Një zhvatje e pastër, që ndodh në sytë e të gjithë abonentëve të këtyre kompanive, që vijojnë të veprojnë pa iu futur “gjembi në këmbë”.

Madje, në sytë e institucioneve që duhet ti kontrollojnë, por janë bërë palë me këta grabitës. Në redaksinë e BoldNews.al kanë mbërritur dhjetëra informacione për skemën e vjedhjes së tarifës për parkingun. Kjo skemë përdoret pothuajse nga të gjitha këto kompani, ndërkohë që ankesat janë për kompaninë Vodafone.

Në aplikacionin e Vodafone ka një mënyrë për të paguar parkimin, kryesisht në qytetin e Tiranës. Vetë kompania shkruan se “ky shërbim të mundëson pagesën e parkimit publik në Bashkinë e Tiranës direkt nga telefoni yt”. Më tej thotë se aktualisht ofrohet vetëm për parkimet publike të caktuara në Zonën A dhe kushton 100 lekë ora.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

“Orari i parkimit publik me pagesë është nga e hëna në të premte 7:30-20:00. Pas këtij orari vendparkimet publike janë të lira dhe pa pagesë për qytetarët. Për më shumë informacion lexo në faqen zyrtare në www.tiranaparking.al” thuhet në aplikacionin e Vodafone. Pra, pa shumë shpjegime të mëtejshme për abonentët e saj.

Por, çfarë ndodh realisht me abonentët?!

Sipas ankesave që kanë mbërritur në redaksinë e BoldNews.al, mijëra abonentë po vidhen çdo ditë. Skema është shumë e qartë: një abonent bën një ofertë mujore pranë Vodafone. Me çmimet e vendosura apo me ofertat e kësaj kompanie, 11 apo 18 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë, brenda këtyre ofertave kanë internet, minuta bisedë dhe sms. Por, nuk kanë para’ në gjendje për t’i shpenzuar për parkimet. Abonentët detyrohen që të bëjnë rimbushje shtesë. Dikush 3, 4, 5 apo 10 mijë lekë të vjetra. Me këto para’ këta abonentë bëjnë pagesa kryesisht për parkimet.

Lexo më shumë  USAID dhe Universiteti i Iowa-s ndihmojnë studentët e Kosovës të përgatiten për tregun e teknologjisë informative

Por, deri kur? Sipas ankuesve, këto para’ këta abonentë duhet t’i shpenzojnë brenda 1 muaji. Pra, nëse abonenti ka bërë rimbushje 3 mijë lekë të vjetra, këto para’ duhet t’i shpenzojë brenda muajit.

Nëse nuk i shpenzon? Këto para zerohen! E njëjta situatë ndodh edhe me abonentët e tjerë që bëjnë rimbushje 5 apo 10 mijë lekë të vjetra. Nëse nuk i kanë shpenzuar brenda muajit, kjo rimbushje zerohet.

Pra, një skemë e mirëfillte vjedhjeje për të gjithë abonentët. Madje, këta klientë nuk janë informuar, por vetëm sa u zerohet e gjithë shuma. Në redaksinë e BoldNews.al kanë mbërritur dhjetëra ankesa, edhe për kompanitë e tjera të telefonisë së lëvizshme, ankesa të cilat do ti publikojmë në ditët në vijim. Por, a ndodh me kompanitë e tjera?!

Rruga Press

YouTube player