Lajme

Rimbursimi i naftës për bujqësinë, pak leverdi, shumë fermerë nuk përfituan

Skema e rimbursimit të naftës në bujqësi vazhdon të shfaqë probleme, duke mos plotësuar nevojat e fermerëve. Shumë fermerë, kanë konstatuar dhe abuzime nga pronarët e tokave të cilët naftën pa akcizë e kanë përdorur për mjetet e tyre personale ose e kanë shitur.

Eri Koci, fermer nga qyteti i Lushnjës, tregon se nuk ka arritur të përfitojë nga skema dhe se aktualisht sasia e naftës e vënë në dispozicion është shumë e vogël në raport me sipërfaqen 34 ha që ai kultivon. Aktualisht, nafta vihet në dispozicion vetëm për mjetet bujqësore.

Lexo më shumë  Sveçlës i refuzohet vizita në Luginë: Serbia vazhdon me provokime

Sipas ekspertit Ilir Pilku, hartuesit e kësaj skeme nuk kanë arritur të masin kostot reale të karburantit të vënë në dispozicion tani që sektori i bujqësisë po përballet me rritjen e çmimit të lëndëve të para dhe naftës, me rreth 12%. Për të, skema duhet të jetë më gjithëpërfshirëse, duke mos harruar serat, blegtorinë dhe një gamë më të gjerë të aktiviteteve bujqësore.

Skema e rimbursimit të naftës e aplikuar për herë të parë në vitin 2021, synon formalizimin e fermerëve, të cilët sipas të dhënave, kanë përfituar mesatarisht rreth 210 litra karburant.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *