Art & KulturëLajme

Rikthehet pirati Sandokan, e interpreton aktori me origjinë shqiptare

Është padyshim një nga aktorët më të njohur turq, jo vetëm në vendin e tij, por edhe nga të paktët që kanë arritur tashmë famën edhe në perëndim, veçanërisht në vende si Spanja dhe Italia.

Can Yaman, që publiku shqiptar ka njohur si protagonist i serialeve si “Dolunay” dhe “Erkenci Kuş”, mund të bëj hapin e madh në karrierë, duke marrë rolin e një miti të viteve 70-80.

Aktori turk me origjinë shqiptare, nga momenti që babai i tij është djali i një emigranti nga Prishtina, pritet të marrë rolin  e Sandokanit, piratit të Malajzisë në një serial italian që do të tentojë të rifitojë suksesin e origjinalit, ku protagonist ishte aktori indian Kabir Bedi.

Seriali pritet të transmetohet vitin e ardhshëm, dhe do të ketë praninë e aktorëve të njohur italianë si Luca Argentero dhe Alessandro Preziosi.

Lexo më shumë  Kurti: Shqiptarët e Luginës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të qeverisë

Lindur në Stamboll, aktori 31-vjeçar ka pohuar vetë origjinën e gjyshërve të tij. “Nga ana e babait tim flasin shqip, por unë nuk flas se jam rritur me familjen e nënës”, ka deklaruar aktori, që ka pohuar edhe se ka ndenjur disa kohë në Tiranë.

Yaman nuk është aktori i vetëm turk që ka deklaruar prejardhje shqiptare. Diçka të tillë e kanë deklaruar publikisht emra të njohur si Kivanç Tatlitug,  Halit Ergenç dhe Engin Altan Dyzyatan.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të Escobarit, nuk doli prej nesh

Rruga Press

YouTube player