Lajme

Rikthehet i nxehti afrikan, meterologia zbulon sa do të shkojnë temperaturat javën e ardhshme

Meterologia Adiola Bani në një intervistë të dhënë për Fax News, ka zbuluar se javën e ardhshme, pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave, si pasojë e një vale të nxehti që vjen nga veriu i Afrikës.

Bani tha se temperaturat duke nisur nga e hëna, dhe deri në fund të muajit Korrik, pritet që të shkojnë deri në 41 gradë, ndërsa rekomandoi që moshat e thyera të shmangin daljet në oraret e pikut të vapës.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  
YouTube player

“Do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave gjatë ditës së sotme, e diela na sjell kthjellime në zonën më të madhe të vendeve, me përjashtim të alpeve, ku nuk përjashtohen as shirat dhe rrebeshet afatshkurtra. Temperaturat do të luhaten në zonat e ulëta dhe bregdetare nga 35-38 gradë, ndërkohë që në zonat malore temperaturat do të jenë deri në 33 gradë celsius. Java që vjen na sjell masa ajrore të nxehta, më e ndjeshme rritja e temperaturave do të jetë të hënën, me temperatura mbi 41 gradë celsius, presim kryesisht që moti të jetë i kthjellët në të gjithë javën e fundit të muajit Korrik. Moshat e thyera është mirë që të shmangin daljet e panevojshme pas orës 10:00 të paradites, deri në orën 17:00 të pasdites, ndërsa rekomandohet që të jenë të hidratuar, dhe të mbajnë gjithnjë ujë me vete”, tha Bani në Fax News.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *