Sport

Rikthehet Europa League, ja lojtarët e kombëtares që do luajnë sot titullarë me ekipet e tyre

Tomas Strakosha në Europë dhe Pepe Reina në kampionat. Lacio e kuqezinjve (së bashku me Elseid Hysajn) ka udhëtuar drejt Turqisë ku do të përballet sot me Gallatasarajin. Portieri i Kombëtares sonë që vlen 14 milionë euro do të rikthehet të luajë nga minuta e parë në Ligën e Europës.

Strakosha që numëron 177 ndeshje me Lacion ka besimin e trajnerit Sarri, i cili do t’i japë mundësinë “gardianit” 193 centimetra të mbrojë portën sot. Ndërkohë Elseid Hysaj duket se ka nevojë për pushim. Në stërvitjen e djeshme mbrojtësi nuk është projektuar për në formacionin titullar, ndonëse i besuari i Sarrit ka një eksperiencë të madhe në Europë, duke numëruar 31 prezenca.

“Myrto Uzuni është më gati se kurrë”. Kështu e komenton faqja zyrtare e Ferencvaroshit nisjen e aventurës europiane. Përveç mesfushorit të Kombëtares shqiptare, gati për aventurën në Ligën e Europës është edhe Ferencvaroshi. Ditën e sotme në orën 18:45 Uzuni me shokë do të përballet me skuadrën gjermane të Bajer Leverkusenit.

Sezoni i dytë radhazi për shqiptarin që luan në Europë, kujtojmë sezonin që lamë pas ku me ekipin e tij bënte pjesë në grupet e Champions-it dhe performancat e shkëlqyera në fushën e lojës në përballje me skuadra si Barça apo Juventusi. Uzuni, gjithsej për Ferencvaroshin ka shënuar 20 gola dhe 10 asiste, ndërsa në Europë numëron 8 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *