Lajme

Rikthehen reshjet të shtunën, java e ardhshme me temperatura nën 0ᵒC

-9ᵒC pritet të regjistrojnë temperaturat në zonat e thella malore, kurse në Lezhë dhe Shkodër termometri pritet të regjistrojë -1ᵒC.

Temperaturat do të ulen sërish në ditët e ardhshme duke kaluar poshtë 0 ᵒC. Sinoptinaknia Lajda Porja deklaroi në emisionin “Vila 24” se dita e nesërme do të karakterizohet nga reshjet e shiut, ndërsa të dielën moti do të kthjellohet.

Lexo më shumë  Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal lanson shërbimin e-komuna

Duke nisur nga e hëna, termotetri do shënojë temperatura nën 0ᵒC.  Në zonat malore temperaturat do shënojnë vlerën më të ulët -9ᵒC, ndërsa në Lezhë dhe Shkodër termometri do regjistrojë -1ᵒC. Për rrjedhojë do të shtohen reshjet e dëborës dhe ngricat.

Kushtet atmosferike ndikohen nga valët e të ftohtit siberian që po qarkullon në rajonin ballkanik.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *