Lajme

Rikthehen reshjet, ja si parashikohet moti gjatë fundjavës

Fundjava pritet të sjellë një kthesë të motit në vendin tonë. Vranësirat parashikohen të shtohen gjatë ditës së Shtunë dhe të Diel, ku në disa zona priten edhe reshje shiu si dhe rënie të temperaturave.

Parashikohet që fundjava të ketë të pranishme shumë më tepër vranësira në territor. Sipas meteorologëve, më të dukshme do jenë ditën e Diel ku pritet të ketë edhe reshje. Reshjet do të jenë të fokusuara përgjatë kufirit lindor, por nuk përjashtohen edhe në zonat qendrore: kryesisht Elbasan, Librazhd apo edhe në Tiranë priten momente të shkurtra me shi.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Sa i përket temperaturave, priten të vijojnë të jetë të larta deri në 32 gradë të Shtunën. Dita e Diel do të sjellë një rënie të lehtë. Mëngjeset dhe mbrëmjet do jenë më të freskëta. Problematike gjatë kësaj jave dhe në fundjavë pritet të jetë parametri i erës duke bërë që të jetë herë pas here edhe e fortë 45-50 km/h. Kjo do të bëjë që edhe në brigjet detare të kemi dallgëzim 3 apo 4 ballë.

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *