Sport

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me një super përballje

Pritjes së gjatë të futbolldashësve u erdhi fundi, pasi sot (e martë) rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.

Gara më e madhe për klube në Evropë do të zhvillojë fazën e eliminimit direkt, apo 1/8 e finales – me skuadrat që do të tentojnë të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur.

Vëmendja kryesore në dy takimet që luhen natyrisht se do të jetë në derbin mes Paris Saint-Germain dhe Real Madridi.

Lexo më shumë  Zvicra e nis me fitore ndaj Hungarisë – Xhaka luan gjithë ndeshjen, Shaqiri nuk inkuadrohet

Përballja fillon në ora 21:00 në Parkun e Princave dhe do të jetë një super takim, duke ditur se dy skuadrat kanë lojtarë tejet cilësorë dhe mund të përcaktojnë fatin e takimit.

Një takim tjetër që luhet po në këtë orar, është edhe ai në mes të Sporting Lisbonës dhe Manchester Cityt.

Citiznes shihen si favoritë në letër në këtë takim dhe pritet që me lehtësi të kalojnë në rrethin tjetër, por në futboll asgjë nuk mund të parashikohet.

Rruga Press

Lexo më shumë  Asllani: Tifozët tonë janë të ‘çmendur’, si të mos e japësh maksimumin
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *