KryesoreLajme

Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin Kokaj, e cila lidh fshatrat në brezin kufitar të Komunës së Gjilanit me ato të Komunës së Preshevës.

Punimet në këtë rrugë tre kilometërshe që kapin vlerën e gjysmë milioni euro, janë parë nga afër nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

Kryetari i Hyseni, tha se në Kokaj po ndërtojnë një nga rrugët më të rëndësishme për zonën.

Sipas tij pas një pauze për shkak të motit, punimet kanë rifilluar dhe po ecin me ritëm të mirë.

 “Kjo rrugë do të jetë jo vetëm ndër më të bukurat që kemi ndërtuar, por edhe një lidhje e rëndësishme me Preshevën dhe fshatrat shqiptare përtej kufirit”, tha kryetar,i Alban Hyseni.

Lexo më shumë  Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të kryeministrit
YouTube player