Lajme

Ribashkim ndarjes territoriale, eksperti Haxhimali: Nga 61 të bëhen 80 Bashki

Ekspertët e qeverisjes vendore e shohin pozitive dakordësinë e politikës për tu rikthyer në tryezën e diskutimit për Reformën Territoriale. Agron Haxhimali, mbron idenë se numri i bashkive duhet të rritet nga 61 që është prej vitit 2014 në 80, në mënyrë që banorëve tu ofrohen shërbime më cilësore.

Dakordësinë politike për t’u rikthyer në tryezë për Reformën Territoriale, eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali e sheh pozitive.

7 vite pas zbatimit të saj, mazhoranca dhe opozita dikur bojkotuese e kësaj reforme, pajtohen me faktin se rezultatet e dhëna nuk janë ato të pritshme.

Vetë Haxhimali rreshton arsyet përse reforma duhet riparë, por jo zhbërë në tërësi.

“Kjo do të thotë që të dyja palët kanë vënë re se ka gjëra të cilat nuk funksionojnë mirë. Për mua nuk funksionon efektiviteti i reformës dhe demokracia lokale,” tha Haxhimali.

Një prej dështimeve sipas tij janë këshillat e qarqeve, të dala tërësisht si institucione thuajse inekzistente.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

“Sot për hir të së vërtetës, roli i tyre është shumë i vakët. Ato nuk janpin aspak shërbim për qytetarët edhe pse janë organe kushtetuese,” shtoi Haxhimali.

Mbi 80 është numri i bashkive që sipas ekspertëve, bazuar në matjet e kryera në terren mbi shërbimet dhe numrin e popullsisë, janë ato që i duhen Shqipërisë.

“Mua më rezulton që në disa qarke ka nevojë të shtohen disa njësi, kryesisht për bashkitë që janë  shumë të mëdha. Për mua ka nevojë të ketë diku te 80 apo 90 njësi të qeverisjes vendore,” tha Haxhimali.

Edhe për Shkodrën, Haxhimali e quan domosdoshmëri ndarjen e qytetit nga Alpet dhe bregdeti i Velipojës, duke krijuar bashki më vete për dy skajet.

Lexo më shumë  Lubonja: Nëse SPAK do ishte i pavarur, Veliaj do të arrestohej

“Shkodra është tejet e zmadhuar, ka nevojë që njësitë administrative në zonën malore të krijojnë një bashki,” tha Haxhimali, ekspert i qeverisjes vendore.

Reforma administrative-territoriale e 2014-es, solli reduktimin e njësive vendore nga 373, 308 komuna dhe 65 bashki, në vetëm 61 bashki dhe la të paprekur numrin 12 të qarqeve./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *