Riaktivizohet vatra e zjarrit në Berat! Flakët po shkojnë drejt fshatrave, digjen 7 hektar pisha e shkurre
Vatra e zjarrit në Mjeshovë është raiktivizuar mëngjesin e sotëm.
Flakët e zjarrit kanë rrezik të shkojnë drejt fshatit Metohë në kufi me Mallakastrën. Deri më tani janë shkrumbuar rreth 7 ha me pisha e shkurre në malin Shpirag. Mjetet e zjarrfikëses nuk futen dot në zonë pasi terreni është tejet i vështirë e malor.
Efektivët e Repartit Zjarrëfikës kanë vijuar për 24-orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë, ku është e pamundur ndërhyrja në zonë me mjete, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e Reparteve Zjarrëfikëse të Mallakastrës.
Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar nga era, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha e shkurre. Zjarret në këtë zonë kanë qënë të qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Rruga Press