Lajme

Rezoluta për Srebrenicën, Kandiq: Hap para në ndalimin e glorifikimit të kiminelëve të luftës

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, tha se kjo rezolutë vjen në një kohë të veçantë kur ka të bëjë me ngjarje të shumta në botë e që janë të rënda, si lufta në Gaza, në Ukrainë, etj.

Ajo shtoi se në hapësirat e ish-Jugosllavisë, edhe pas 34 vjetëve, që nga fillimi i luftës në Kroaci, ende nuk ka përparime, ende nuk është gjetur rrugë drejt të kaluarës dhe të së ardhmes në raport me atë se çfarë ka ndodhur në luftërat në ish-Jugosllavi.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Kjo rezolutë  duhet të bëjë një hap përpara dhe unë e shoh atë hap që mediet të ndalojnë të marrin pjesë në glorifikimin e atyre që janë dënuar për krime të luftës”, deklaroi Kandiq në “Lajmet e fundit”, në RTK.Ajo shtoi se nëse kjo fitohet me këtë rezolutë, atëherë, sipas saj, është bërë një hap përpara.

Rruga Press

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe
YouTube player