KryesoreLajme

Ministrja Rizvanolli: 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike gjatë vitit 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike qendrore të Kosovës në vitin 2022.

Rizvanolli ka thënë se në mbledhjen e fundit të Qeverisë kanë miratuar raportin vjetor të performancës së ndërmarreve publike për vitin 2022.

“17 ndërmarrjet publike të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë kanë mbyllur vitin 2022 me 101,41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionë në vitin paraprak. Kjo përkundër faktit që subvencionet janë ulur në 12 milionë nga 22.2 milionë sa kanë qenë në vitin 2021”, ka shkruar Rizvanolli.

Lexo më shumë  Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do jetojë

Ministrja e dikasterit të Ekonomisë ka thënë se çdo ditë fitimi i ndërmarrjeve tona publike po rritet dhe se sipas saj, performanca e tyre po përforcohet.

Rruga Press

YouTube player