Lajme

“Rezistencë ndaj policisë për serverat”- Gazetarja detaje nga brenda kampit MEK

Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi raportoi se ka pasur kontrolle të shumta policie që prej orës 3 të mëngjesit të sotëm në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Brenda kampit janë hedhur lëndë neutralizuese, ndërsa banorët thonë se nuk e dinë pse po bëhet ky kontroll. Nga tensionet raportohet për 1 viktimë dhe 36 të plagosur.

Sipas informacioneve situata ka agravuar pasi banorët e kampit kanë bërë rezistencë për të dorëzuar serverët dhe kompjuterët.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Të plagosurit dhe viktima nuk dihet nëse janë brenda kampit apo janë zhvendosur diku tjetër.

Zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit  në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit, deklaratë kjo e cila u mohua nga policia. Sipas tyre ka të plagosur, por jo viktima.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Rruga Press

YouTube player