Uncategorized

Rezerva e hidrogjenit e gjetur në Bulqizë, studiuesi: Hera e parë në botë që zbulohet një vendburim kaq i madh

Një artikull i revistës ‘New Scientist’ tregon se në Shqipëri është zbuluar një depozitë e madhe hidrogjeni në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë. Gazi natyror mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër.

Bazuar në gjeometrinë e gabimit, gjeologët vlerësojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5,000 deri në 50,000 tonë hidrogjen dhe profesorët kanë dalë në konkluzionin se nxjerrja e gazit mund të zgjasë nga 25 deri në 238 vite.

Bardhyl Muceku, pedagog i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe pjesë e studimit, tha në emisionin Good Morning Albanians se është hera e parë në botë që zbulohet një vendburim kaq i madh hidrogjeni.

Por kjo sipas tij nuk do të thotë se hidrogjeni i Bulqizës mund të zëvendësojë naftës apo gazin që përdorim sot.

YouTube player