Bota

Netanyahu rikonfirmon ofensivën në Rafah, Egjipti kërcënon të pezullojë traktatin e paqes

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një intervistë për mediat e huaja se ushtria izraelitë do të futet në qytetin Rafah, në kufi me Egjiptin dhe se po hartohet një “plan i detajuar” për t’i zhvendosur civilët.

Por një operacion i tillë ka ngjallur shumë kritika dhe frikë për përhapjen e konfliktit. Së fundmi, Egjipti tha se do të pezullojë traktatin e paqes me Izraelin, nëse dërgohen trupa ushtarake në Rafah, raporton VOA.

Lexo më shumë  Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, Çupiq konfirmon vazhdimin e politikës së Vuçiqit ndaj Moskës

Katari, Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë paralajmëruar gjithashtu për pasoja të rënda.

YouTube player

Lexo më shumë  Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve