Rexhep Qose: Bashkë me stërmbesat e mija sot dhash votën time për t’u treguar se demokracia ndërtohet me kurajo dhe shpresë të palëkundur
Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
“Duke u mbështetur në shpatullat e së ardhmes ndjej peshën e përgjegjësisë dhe fuqinë e shpresës. Çdo gjeneratë mbanë pishtarin e përparimit. Së bashku me stërmbesat e mija sot dhash votën time për t’u treguar se demokracia ndërtohet me kurajo dhe shpresë të palëkundur.”, ka shkruar Qosja.
Rruga Press