KryesoreOpinion/Aktualitet

E duam Shqipërinë si “gjithë” Kosova!

Shkruan Mentor Kikia

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”- kjo thirrje u artikulua për herë të parë në Dhjetor 1990 në Qytetin Studenti, dhe ende vazhdon, sepse ne ende nuk e kemi Shqipërinë as si gjithë Europa, as edhe si ndonjë shtet i vetëm i saj.

Por, a mund ta kemi të paktën si Kosova? Së paku në një drejtim, atë të mbajtjes së zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Edhe pse pati një fushatë elektorale agresive, ku më shumë qeveria u përball me klanet ekonomike që varen nga importet e produkteve nga Serbia sesa me opozitën politike, u arrit një proces zgjedhor i pakontestueshëm.

Të paktën subjektet politike pranuan rezultatin.

Vota e mërgatës ishte një model, për nga ana organizative.

Rezultati u mësua që në mesnatë dhe nuk u deshën disa ditë, si në Shqipëri.

Lexo më shumë  “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Qytetarja nga diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE

Qeveria e Shqipërisë dhe KQZ-ja e saj nuk duhet të kenë komplekse që të mësojnë edhe nga Kosova.

Nuk po presim standarde Suedeze, por të paktën standardet e Kosovës i duam.

YouTube player