Lajme

Rexhaj për situatën në veri: Ne po veprojmë siç u kemi premtuar qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE-es!, Arbër Rexhaj, ka thënë se veprimet në veri të Kosovës nga Qeveria Kurti janë ashtu siç u kanë premtuar qytetarëve para zgjedhjeve.

Policia e Kosovës të martën arrestoi njëri nga personat që organizoi sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në fund të muajit maj, Milun Milenkoviq. Arrestimi i tij u përball me tensione të shumta. U sulmua Policia e një ekip gazetarësh.

Në “60 Minuta” të KTV-së, Rexhaj ka thënë kryeministri Albin Kurti po e bën atë që iu ka premtuar qytetarëve, shtrimin e sovranitetit, rendit dhe ligjit në veir.

“Kurti e paralajmëroi në Kuvend një pjesë të emrave që morën pjesë në protestat e dhunshme në veri. Atë që e tha Kurti në Kuvend, dhe e realizoi. [Arrestimi i Milenkoviqit] është në kuadër të shtrimit të sovranitetit, rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje ka qenë konsistente në qëndrimet e saj. Në fushën e sigurisë së veriut, dialogut dhe Asociacionit, nuk ka asnjë kuptim të veprojmë ndryshe nga ajo që ju kemi premtuar qytetarëve”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti e fton të investojë në Kosovë ministrin arab të Investimeve

Për pesë kërkesat e Kurtit për shtensionim të situatës në veri drejtuar ndërkombëtarëve, Rexhaj ka thënë se kjo do të thotë se shefi i ekzekutivit po shkon në bashkërendim me kërkesat e aleatëve.

“Kurti po shkon drejt bashkërendimit me aleatët. Ka kërkesë të vazhdueshme për tërheqje të Policisë nga veriu, por kur kemi kriminelë që ndodhen atje dhe terrorizojnë qytetarët serbë, është e pakuptimtë”, ka theksuar deputeti i VV-së.

Lexo më shumë  Takoi kryediplomatin norvegjez, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Rexhaj ka deklaruar se janë vetë qytetarët serbë që po sinjalizojnë anëtarët e grupeve kriminale në veri.

“Vetë qytetarët serbë i sinjalizojnë këta persona. Jo vetëm arrestimi i sotëm, sinjalizimet i japin vetë qytetarët serbë. Në këtë kuptim, mendoj që është e padrejtë të tërhiqet njësia policore. Policia duhet të ofrojë siguri edhe për qytetarët në veri”, ka shtuar ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *