BallinaBota

Revolucion te Ferrari, Montezemolo dhe Todt kërkojnë rikthimin

Formula 1 uli siparin me garën e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke konfirmuar sezonin më të dobët në historinë e skuderisë Ferrari. Vendi i gjashtë për konstruktorë, ndërsa vendi i tetë për një pilot i kokëkuqes nuk ishin parë asnjëherë në historinë 70 vjeçare në Formula 1.

Menjëherë kjo solli dorëheqjen e Louis Camilleri, administratorin e deleguar të Ferrarit. Luca di Montezemolo, ish-presidenti i Ferrarit, njeriu që udhëhoqi “kokëkuqen” drejt sukseseve të mëdha në Formula 1 në kohën kur pilotonte Michael Schumacher, u shpreh i gatshëm të marrë sërish drejtimin e makinës së njohur italiane.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

“A mund të rikthehem te Ferrari? Këtë gjë nuk ma ka kërkuar ende njeri, por jam gati. Mendoj se e di se cilat janë problemet aktuale te Ferrarit. Unë i kam dhënë shumë dhe tani shoh me keqardhje një makinë që parakalohet dhe që nuk arrin të duelojë për fitoren”, tha Montezemolo.

“Ky është një Ferrari ndryshe nga ai që drejtoja unë. Shpresoj që të zgjedhin një drejtues të saktë pas dorëheqjes së Camilleri, pasi duhet forcuar një skuadër. Nëse duan këshillën apo ndihmën time, unë jam gati”, tha Montezemolo.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Sipas mediave italiane, postin e administratorit mund ta zërë edhe francezi Jean Todt, që e ka mbuluar edhe më parë këtë detyrë, në periudhën 1993-2009, ku ishte mjaft i suksesshëm bashkë me Michael Schumacher, teksa fituan 5 tituj kampionë.

Fillimisht ai ka qenë si drejtor i skuadrës, më pas si drejtor i përgjithshëm në vitin 2004 dhe nga viti 2006 si administrator i deleguar i “kokëkuqes”. Nga viti 2009, Jean Todt është emëruar si president i FIA-s, detyrë që do ta lërë pas 3 mandatesh vitin e ardhshëm.

YouTube player