Sport

Revoltë e klubeve: Nuk i lejojmë lojtarët të shkojnë në Kupën e Afrikës

Shumë klube po fërkojnë duart dhe shpresojnë që Kupa e Afrikës të anulohet. Në të gjitha kampionatet elitare, janë lojtarë shumë të rëndësishëm që do të largohen nga klubet e tyre në Janar dhe mungojnë pothuajse 1 muaj, që do të thoshte se Liverpool, Arsenal, Napoli, Milan, Marseille, Lyon, Villarreal, Leicester do të privoheshin nga futbollisët e tyre më të mirë.

Në fakt ende nuk ka një vendim zyrtar por përflitet për një anulim teksa tani përhapja e variantit Omnicron ka shtuar problemet.

Unioni Europian i Lojtarëve, ECA sot ka lëshuar një kërcënim ndaj Konfederatës Afrikane se mund të vendosë të bllokojë largimin e lojtarëve nga klubet nëse eventi nuk do të ketë një protokoll sanitar te përmirësuar e gjithashtu edhe nga frika e kufizimeve në udhëtime të lidhura me pandeminë.

Karantinat e mundshme mund të zgjasin qëndrimin e tyre larg klubeve edhe më shumë ndaj duke përfituar edhe nga norma e FIFA-s, që lejon klubet të mbajnë lojtarët nëse ata qëndrojnë 5 ditë apo më shumë në karantinë, ECA pretendon ta bëj realitet kërkesën e saj.

Pra pa një marrëveshje të madhe që përfshin shtetet ku luajnë lojtarët për të shmangur karantinën dhe pa një protokoll strikt dhe të rreptë sanitar, me shumë mundësi yjet e Afrikës që luajnë në Europë mund të mos lehjohen të marrin pjesë në Kupën e Afrikës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *