BallinaLajme

Revolta për vrasjen e Klodian Rashës/ Andi Bushati: Nuk ushtron dhunë aktori te teatri kombëtar, por kryetari që me Fushën bëjnë ligj special

Vazhdojnë diskutimet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, e cila ka shkaktuar protesta për dy ditë.

Andi Bushati foli duke thënë se dhuna ndaj policisë nuk vjen nga protestuesit por nga eprorët e tyre.

“Po thoni këtu se po ushtrohet dhunë ndaj policisë. Jo është e kundërta. Për mua nuk ushtron dhunë aktori te teatri kombëtar, por kryetari që me Fushën bëjnë ligj special. Nuk ushtron dhunë ai që theu traun te Rruga e Kombit, por ata që bënë konçensionin.

Nuk ushtron dhunë banori i Unazës së Re, por ai që tentoi të vidhte 20 milion euro për kilometër. Jemi bërë aq ironik saqë viktimën e bëjmë dhunues”- tha Bushati.

YouTube player