BotaKryesore

Reuters: SHBA mund të sulmojë Iranin brenda 24 orëve

Një ndërhyrje ushtarake e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme, paralajmëroi një zyrtar europian, të cilit i referohet agjencia Reuters, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen ndjeshëm.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump duket se e ka marrë tashmë vendimin për të ndërhyrë, edhe pse ende nuk është përcaktuar qartë shkalla dhe koha e saktë e operacionit ushtarak.

Lexo më shumë  Hargreaves uron Kurtin për mandatin e ri: Konfirmohet mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën

Sipas raportimeve, Shtetet e Bashkuara kanë nisur evakuimin e qindra ushtarëve nga baza ajrore Al Udeid në Katar, e cila është baza më e madhe ajrore amerikane në Lindjen e Mesme. Ky veprim shihet si parapërgatitje për një operacion të mundshëm ushtarak që mund të urdhërohet nga Donald Trump kundër Iranit.

Reuters raporton gjithashtu se po tërhiqet personel edhe nga baza të tjera ushtarake amerikane në rajon, pa specifikuar se për cilat vende apo objekte bëhet fjalë.

Lexo më shumë  VIDEO/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut. Artan Grubit iu vunë prangat në pikën kufitare të Bllacës

Situata mbetet e paqartë dhe shumë e tensionuar, ndërsa zhvillimet e orëve në vijim pritet të jenë vendimtare për stabilitetin e Lindjes së Mesme.

YouTube player