Bota

Reuters: Prodhuesi i dytë më i madh në botë/India ndalon eksportin e grurit

India ka vendosur të ndalojë eksportin e grurit. Qeveria në Neë Dehli ka sqaruar se përtej këtij ndalimi, dërgesat jashtë do të vazhdojnë për ato pjesë për të cilat janë bërë pagesat dhe për vende, kërkesa e të cilave ka të bëjë me nevojat e sigurisë ushqimore. Vendimi pritet të japë një tjetër goditje në tregun e ushimeve në botë, pas traumës që prodhoi kriza në Ukrainë, një ndër vendet kryesore eksportuese.

Ndalimi është shokues. Ne po prisnim ndryshime në eksporte pas dy apo tri muajsh, por mesa duket inflacioni ndryshoi vendimin e qeverisë

shkruan “Reuters”, sipas së cilës një arsye tjetë për këtë vendim ëstë edhe vala e të nxehtit që ka prekur vendin. 

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Çmimet e grurit në Indi kanë arritur rekorde dhe në disa tregje ato kanë kapërcuer kuotën e 320 dollarëve për ton, që është mbi minimuminin e subvencionimit. Në muajin shkurt, qeveria parashikoi prodhimin e 111.32 milionë tonëve drithë, por e shkurtoi shifrën në 105 milionë tonë në muajin maj.  Kriza në Ukrainë i dha dorë Indisë për eksportin e grurit; në muajin mars ajo eksportoi 7 milionë tonë, 250% më shumë sesa vitin paraardhës.  Për këto arsye vendimi e paralizon tregun global.

Ndalimi nga India do të çojë në rritjen e çmimit të grurit në botë. Tashmë nuk ka furnizues të madh në treg

citon agjencia “Reuters” një ndërmjetës tregu në Indi.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

RRuga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *