KryesoreOpinion/Aktualitet

Reth14 milionë euro që evidentohen për vetëm brenda 2 javësh si akte keqpërdorimi (korrupsioni) të kryer nga ana e zyrtarëve të BDI-së

Shkruan Bekim Qoku

1.

Janë rreth 14 milionë euro që evidentohen për vetëm brenda 2 javësh si akte keqpërdorimi (korrupsioni) të kryer nga ana e zyrtarëve të BDI-së përsa qenë në pushtet.

14 milionë euro në vetëm dy projekte.

14 milion euro të vjedhura nga paret e popullit.

Këto abuzime të parave publike janë bërë në art e kulturë. Në artin dhe kulturën shqiptare më saktë. Gjegjësisht, në projektin për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës së Tetovës.

Projektet e teatrit dhe bibliotekës të Tetovës janë një nga emblemat e dështimit eklatant të investimeve publike të kësaj strukture të korruptuar. Në çdo buxhet ndaheshin mjete, dhe në çdo ribalanc buxheti u hiqeshin për dështim në lëvrimin e mjeteve të dedikuara. Kjo karikaturë investimesh politike ka ndodhur për 15 vjet rresht. Atë që e kanë ditur të gjithë, po vërtetohet tani zyrtarisht.

Patjetër duhet që dikush të përgjigjet për këto keqpërdorime, për këto vjedhje të pareve të popullit. Korrupsion dhe keqpërdorime ka pasur edhe në institucionet e tjera kulturore dhe artistike, në teatro, galeri, biblioteka etj. Nëse nuk vihen para drejtësisë aktorët e krimit, nëse kultivohet ende pandëshkueshmëria, kjo mesele do të vazhdojë edhe më tutje. Prokuroria dhe organet e drejtësisë duhet tani të veprojnë pa mëshirë, pa selektim.

Lexo më shumë  Konjufca: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht

2.

Po, edhe artistët, aktorët dhe akademikët duhet të ngrenë zërin e tyre, sidomos kur abuzimi i fondeve publike, edhe i taksave të tyre, bëhet në oborrin e tyre, nga cilado qoftë instancë apo parti politike. Zëri i tyre duhet të jetë madje më i larti, më i artikuluari, më fuqishmi.

Rruga Press

YouTube player