BallinaBota

Restorantet në Gjermani mund të lejohen t’i përjashtojnë klientët që nuk janë vaksinuar

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn,  ka dhënë indikacione se bizneset private mund t’ua ndalojnë hyrjen myshterinjëve të cilët nuk janë të vaksinuar.  

Duke folur për tabloidin Bild, Spahn duket si del në përkrahje të komenteve të mëhershme të cilat thonin se ata që nuk vaksinohen nuk do të mund të kenë qasje në privilegje të veçanta, transmeton e përditshmja britanike, Telegraph.  

Sipas tij, ndërsa institucionet publike të tilla si spitalet, bashkitë e qytetit ose transporti publik nuk do të lejohen ligjërisht ti refuzojnë ata që nuk janë vaksinuar, dallimet e tilla mund të jenë të ligjshme në sektorin privat. Tutje Spahn shton se sipas ligjeve gjermane, do të ishte e mundur që një piceri ti shërbente vetëm njerëzit e vaksinuar por jo edhe ata që nuk mund ta dëshmojhnë se e kanë marrë vaksinën.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Spahn deklaroi se ata që nuk janë vaksinuar ende do të duhej të “prisnin në solidaritet” me ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë ende. 

“Askush nuk duhet të kërkojë të drejta të veçanta përderisa të gjithë ta kenë pasur një shans për të vaksinuar,” tha ai dhe shtoi se “ne jemi duke e luftuar pandeminë së bashku dhe vetëm të bashkaur mund ta tejkalojmë atë.”

Kompanitë private gjithashtu mund të lejohen të kërkojnë nga punonjësit e tyre që të vaksinohen “nëse punëdhënësi siguron prova të mjaftueshme se puna në kompaninë e tij nuk do të ishte e mundur pa një vaksinim”-   i tha kanalit televiziv ZDF,  specialisti i ligjit të punës Volker Römermann. 

Ky lajm bëhet i ditur pasi ditë më parë Spanja deklaroi se do të mbaj një regjistër për të gjithë ata që refuzojnë të vaksinohen, pavarësisht nga arsyeja.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

“Ajo që do të kemi është një regjistër i cili do të ndahet gjithashtu me partnerët tanë evropianë … duke dhënë detaje për ata të cilëve u është ofruar vaksina si dhe për ata të cilët e kanë refuzuar atë,”  ka deklaruar Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, për transmetuesin spanjoll, La Sexta.

Që nga 26 dhjetori 2020 kur ka filluar fushata e vaksinimit në Gjermani, më shumë se 60,000 banorë të Gjermanisë janë vaksinuar. 

Të mërkurën e kaluar, Gjermania regjistroi 1,129 vdekje, hera e parë kjo që nga fillimi i pandemisë kur ky shtet regjistron mbi 1000 vdekje në një periudhë 24-orëshe.

Rruga Press

YouTube player