Art & Kulturë

Restauruesit nxjerrin në dritë ikonën “Shën e Premtja me 4 shenjtorë”

Ikona “Shën e Premtja me 4 shenjtorë” po del në dritë në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat.

Specialistët e DRTK Berat vijojnë punën për rikthimin në jetë të kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore.

“Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë DRTK-Berat është duke dal në dritë një tjetër ikone. Gjatë procesit të punës për pastrimin nga verniku i degraduar i ikonës “Shën e Premtja me 4 Shenjtor” me autor Kostandin Zografi”, thekson DRTK Berat.

Lexo më shumë  “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, shfaqje në “Burgun e Idealit” për përvjetorin e Masakrës së Dubravës

Kjo ikonë është gjetur në Kishën e Shën Kollit, në fshatin Vanaj të Fierit. Shën Kolli është një ndër shenjtorët më të njohur si për Kishën Katolike Perëndimore, por edhe për Kishën Lindore Ortodokse. Kulti i këtij shenjtori daton që në shek. VI ndaj edhe trojet shqiptare nuk përjashtohen për shkak të besimit dhe devotshmërisë së vjetër ndaj krishtërimit.

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.

Lexo më shumë  Objektet arkeologjike të vjedhura në Durrës nga ushtria serbe vazhdojnë të jenë në Beograd - Ministria e Kulturës duhet të kërkojë rikthimin e tyre

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *