Lajme

Reshjet rriten nivelin e Fierzës në kuotën 267.4 metra, rezerva energjetike 438 GWH

Reshjet e shiut të javës së shkuar kanë dhënë efekte pozitive duke rritur nivelin e hidrocentralit më të madh në kaskadën e Drinit, Fierzën, nga pika kritike nën 259 metra në 267.46 metra.

Të dhënat e fundit të përditësuara këtë të martë nga Korporata Elektroenegjetike Shqiptare tregojnë se nivelet e liqeneve të hidrocentraleve në kaskadë janë konkretisht 173.38 metra për Komanin dhe 74.71 për Vaun e Dejës.

Prurjet natyrore në kaskadë kanë rënë ndjeshëm në raport me pak ditë më parë dhe në Fierzë ato janë 405 m3/s, HEC Koman 180 m3/s, HEC Vau i Dejës 20 m3/s.

Lexo më shumë  Konjufca: Me Kadarenë populli shqiptar i dha botës një gjeni të letërsisë

KESH bëri të ditur se prodhimi ditor në të tre HEC-et është : 9663 MWh (ditor). Me një konsum që luhatet mes 20-23 mijë MWh kjo do të thotë se më pak se gjysma e energjisë që konsumohet po prodhohet në vend ndërkohë që pjesa kryesore po importohet.

Rezerva Energjetike në kaskadë është 437.98 GWh.

Kaskada e Drinit menaxhohet në bazë të një rregulloreje të hartuar në vitin 1988. Kjo rregullore parashikon edhe nivelet në të cilat duhet të mbahen liqenet e kaskadës përgjatë dy kohëve. Kështu për Fierzën për shembull niveli i liqenit në periudhën 1 prill – 1 tetor në rregullore është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Për periudhën 1 tetor – 1 mars, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative.

Lexo më shumë  Raportohet se Serbia ka ndaluar një tjetër shtetas të Kosovës

Nëse i referohemi niveleve aktuale që ka kaskada sipas rregullores mund të themi se jemi sërish përpara një situate të vështirë ku vendi po hyn në sezonin e verës me nivele dukshëm të ulëta çka do ta kufizojë atë ndjeshëm për prodhimin e energjisë dhe importet pritet të jenë pjesa kryesore ku do të bazohet konsumi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *