Lajme

Reshjet e dendura të dëborës, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Rrugës së Arbrit

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë bllokim të Bypaasit në Qafë-Murrizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Rruga ka më shumë se një orë që është bllokuar. Raportohet se është bllokuar kalimi dhe mjetet borëpastrueset po punojnë për të pastruar rrugën e për të kthyer në normalitet qarkullimin. ARRSH bën thirrje që shoferët të përdorin goma dimërore.

Lexo më shumë  Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

‘Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës aktualisht dhe në vijim shoqëruar me temperatura të ulëta, kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm për përdoruesit e mjeteve të papajisuara minimalisht me goma dimërore. Për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre përdoruesve të pa pajisur me goma dimërore apo zinxhirë që nuk do të lejohen të përshkojnë Bypasin e Murrizit deri ne pastrimin total nga dëbora’, njofton ARRSH.

YouTube player