Reshjet e dëborës e temperaturat e ulëta, disa fshatra në Korçë pa energji elektrike
KORÇË – Probleme si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta ka pasur edhe në të gjithë Qarkun e Korçës, kryesisht në zonat malore, banorët e të cilave po përballen me shumë vështirësi, veçanërisht me mungesë të energjisë elektrike.
Prej disa ditësh banorët e zonave të Velçan, Strelcë, Moglicë, Lozhan, Senisht dhe Tresovë, në Korçë, po përballen me të ftohtin dhe errësirën për shkak të mungesës së energjisë.
Rruga Press