Lajme

Moti i keq paralizon Dibrën, pa energji elektrike zona e Kalasë së Dodës, OSHE: Jemi në terren

DIBËR – Situata në Qarkun e Dibrës, si pasojë e motit të keq ditët e fundit, ka qenë tepër problematike, pasi mësohet se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Raportohet se, si pasojë e kushteve atmosferike, është rrëzuar shtylla e fiderit Sllovë, përgjatë aksit Ceren dhe Vosije dhe për pasojë pa energji elektrike janë zonat e Njësisë Administrative Kala e Dodës.

Lexo më shumë  Sveçla jep detaje nga Zubin Potoku: Janë gjetur katër trupa në varrezën e re masive

Prej disa ditësh Qarku i Dibrës është mbuluar nga dëbora, e cila ka sjellë problematika të shumta, ndërsa sipas OSHEE, puna për rikthimin e energjisë elektrike vijon të jetë intensive, megjithëse relievi dhe kushtet atmosferike e vështirësojnë punën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *