Reshje të pakta shiu por mot i ngrohtë në pjesën më të madhe të Shqipërisë
Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për veriun dhe qendrën, por reshje të pakta shiu do ketë skaji jugor. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi, duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesi, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 në verilindje deri në 16°C në jugperëndim. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Rruga Press