Lajme

Reshje shiu dhe bore, ‘pauzë’ gjatë mbrëmjes! Moti për sot (HARTA LIVE)

TIRANË– Ditën e sotme rikthehen reshjet e shiut me intensitet dhe dëborë në zonat malore. Përmirësim do të ketë në orët e vona të mbrëmjes mirëpo reshjet do të jenë prezente dhe në ditët në vijim.

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre ciklonare në veri të Adriatikut me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit. Për pasojë: orët e para të ditës do të paraqitet me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit por dëborë në zonat malore. Këto kushte mbeten deri vonë në mbrëmje kur moti fillon përmirësohet përkohësisht duke sjellë pauz të reshjeve.

Lexo më shumë  VOA: Open Data Albania gjen pasaktësi në shifrat e Ramës mbi prokurimet dhe tenderat

Temperaturat e ajrit rriten sërisht ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18 °C. Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 5 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *