Bota

Republika Srspka do të falimentojë nëse ndahet nga Sarajeva zyrtare

Politika e Milorad Dodikut, që ka marrë kritika të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar, mund ta çojë Republika Srpskan me kryeqendër Banjallukën drejt falimentimit të plotë.

E gjithë kjo mund të lexohet nga deklaratat e fundit të diplomatëve të huaj, por edhe nga personat përgjegjës të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në vetëm një ditë mbërritën dy mesazhe që sugjeronin një skenar të tillë për Republika Srpskan.

Së pari, në fund të vizitës së tij në Bosnjë-Hercegovinë, i dërguari special i presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi sanksione ndaj zyrtarëve në këtë vend, që që në radhë të parë natyrshëm se është Milorad Dodik.

Ai, si anëtar i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjës, po punon për pavarësim të Republika Srpskas dhe ka paralajmëruar pavarësim të mbledhjes së taksave si dhe themelim të ushtrisë dhe të agjencisë së sigurisë. Gjithë këtë thotë se po e bën me arsyetimin se është shkelur Marrëveshja e Daytonit, që i ka dhënë fund luftës në këtë vend më 1995.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat e veçanta amerikane mbi trupat ruse, lansohen nga HIMARS-i

“Ne folëm për sanksionet dhe sanksionet janë në tryezë. Dhe jo vetëm sanksionet, ka mjete të tjera ekonomike që mund të zbatohen jo vetëm ndaj liderëve që kryejnë aktivitete anti-Dayton, por edhe ndaj atyre që i mbështesin, ndaj kompanive që i ndihmojnë”, deklaroi Escobar, përcjell klix.ba.

Po aq i drejtpërdrejtë ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që tha se vendi i tij nuk do të shpenzojë para për politika të tilla nacionaliste.

“Gjermania ofron mbështetjen më të madhe dypalëshe për Bosnjë-Hercegovinën. Por është mjaft e qartë: ne as nuk mund dhe as nuk dëshirojmë që t’i shpenzojmë paratë e taksapaguesve gjermanë te një entitet që punon në mënyrë aktive për të shkatërruar Bosnjën si shtet. Dhe ne do të shqyrtojmë masat individuale kundër atyre që vënë në dyshim integritetin territorial të këtij vendi”, tha Mass.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm: Paqja në Ukrainë do të garantojë sigurinë afatgjatë të Evropës

Edhe më e mprehtë ishte Alina Iancu, drejtuese e departamentit për Bosnjën në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ajo tha se politika separatiste e ndjekur ose e shpallur nga autoritetet e Republika Srpskas tashmë ka rrezikuar stabilitetin ekonomik dhe financiar të Bosnjës dhe nëse këto tendenca nuk ndalen, pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda si për shtetin ashtu edhe për subjektet.

“Tensionet politike pengojnë politikat dhe reformat makroekonomike, duke paraqitur një kërcënim për rimëkëmbjen dhe perspektivat e rritjes”, tha Iancu.

FMN është veçanërisht e shqetësuar rreth tërheqjes së mundshme të Republika Srpskas nga institucionet kryesore shtetërore, duke përfshirë Autoritetin e Taksave Indirekte të Bosnjës (ITA).

“Mendimi ynë është se kostot ekonomike të tërheqjes (nga ITA) do të ishin të konsiderueshme, edhe për Republika Srpskan, sepse kjo do të çonte në një ulje të mbledhjes së taksave dhe mund të ndikonte në shërbimin e borxhit të jashtëm, si dhe në vlerësimin e kredisë së vendit”, tha Iancu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *