Republika e tretë: Rendi dhe përparimi përballë luftës hibride
Shkruan Dr. Sadri Ramabaja
1. Hyrje
Historia e kombeve shpesh është historia e fazave shtetformuese. Shqiptarët, të ndarë në hapësira të ndryshme gjeopolitike, kanë kaluar nëpër disa cikle të shtetësisë së mohuar dhe të rikrijuar. Në këtë rrugëtim, Republika e Kosovës nuk është vetëm një arritje e vonuar, por edhe një hap i ndërmjetëm drejt një projekti më të madh – Federatës Shqiptare. Në këtë kuptim, Kosova nuk është fundi i procesit shtetformues shqiptar, por malgami politik ku kombinohen identiteti kombëtar dhe përvoja institucionale e cila hap perspektivën e bashkimit të barabartë me Shqipërinë.
2. Kultura jonë politike – pjesë e kulturës perendimore
Në një intervistë të gjatë dhënë të përditshmes londineze The Guardian, historiani grek Georgios Varouxakis tek zbërthen librin e tij, “Perëndimi: Historia e një Ideje”, në hyrje të intervistës ai rikujton filozofin Auguste Comte, që sipas tij, mund të jetë më i injoruari i botës moderne. Megjithatë, na rikujton historiani, sot ai kujtohet kryesisht për frymëzimin e motos “Ordem e Progresso”(Rend dhe Përparim” sepse citohet praktikisht në çdo novelë nga novelist kontrovers francez, Michel Houellebecq.
Ndërkaq duke folur për të përbashktën, qensoren që e karakterizon civilizimin perendimor, respektivisht asaj se çfarë e dallon perëndimin nga kultura të tjera, Varouxakis ai përgjigjet si vijon: “Mendimtarë që variojnë nga trockisti antikapitalist Cornelius Castoriadis te konservatori liberal Raymond Aron bien dakord se ajo çfarë dallon perëndimin është kapaciteti për autokritikë dhe vetëkorrigjim. Përgjatë historisë ka qeveri që bëjnë gjëra të tmerrshme, por mandej ka lëvizje rigjeneruese dhe korrigjuese që vijnë si reaksion ndaj padrejtësive paraardhëse.”1
Ky koncept ka bërë që civilizimi perendimor të jetë sot këtu, në këtë pozicion që është, në raport me civilizimet, respektivisht kulturta tjera edhe në rrafshin politik.
Kultura dhe qytetërimi shqiptar, me këtë edhe kultura jonë politike, është pjesë e kulturës perednimore. Si e tillë ajo ka selitur konceptin për autokritikë dhe vetkorigjim që në zanafillën e krijimit të strukturve shtetërore shqiptare – Shteti I Arbërit, duke pasuar me atë të principatave mesjetare që do të kulmojë me krijimin e Shtetit të Skënderbeut si vlerë politike, për tu pasuar me Lidhjen e Prizrenit e deri tek betimi i UÇK-së.
Ndërkohë, jo pa të drejtë, ata që i preokupon interesi nacional, në këtë kapërcyell nga Rendi Botëror që po perendon tek ai i riu, agsholi i të cilit filloi me luftën në Ukrinë, po shtrojnë pyetjen legjitime
a ka kapacitet të brendshëm filozofia dhe kultura politike shqiptare – në këtë kudër edhe ajo që po kultivohet në kryeqendërn e Republikës së Kosovës që, përmes autokritikës dhe vetëkorrigjimit, të përballet me sfidat e gjeopolitikës postmoderne?
3. Tradita e autokritikës në Perëndim
Një nga karakteristikat më dalluese të filozofisë politike perëndimore, pjesë e së cilës jemi edhe ne shqiptarët, është aftësia për t’u vetëvlerësuar dhe për t’u korigjuar:
- Demokracia athinase vendosi parimin e isegorisë (e drejta e barabartë e fjalës).
- Revolucionet moderne (Amerikan, Francez, etj.) krijuan kushtet për të sfiduar pushtetin absolut.
- Liberalizmi, social-demokracia, kritika marksiste, postmodernizmi – të gjitha janë forma të autokritikës që brenda vetë Perëndimit vunë në pyetje dogmat e tij.
Ky kapacitet i brendshëm për kritikë sistemike është baza që i ka dhënë jetë progresit politik, të drejtave të njeriut dhe vetë idesë së BE-së si projekt paqeje.
4. Kultivimi i koncepteve perëndimore të autokritikës
Në këto katër vitet e fundit përveç ne si qytetarë aktiv të Republikës, edhe institucionet e specializuara perendimore, kanë vënë në pah një fakt: Kosova si shtet i vogël ka shfaqur një version të pastër të autokritikës demokratike që shpesh u mungon shteteve të mëdha anëtare të BE-së, të bllokuara nga burokracia dhe interesat e forta.
K fakt shihet në disa parametra:
- Kritika e pushtetit: Vetë ekzistenca e VV-së dhe qasja e saj populiste/progresive është shembull i një autokritike shoqërore të institucionalizuar.
- Vetëkorrigjimi: Reforma e brendshme në institucione (p.sh. në drejtësi) është mënyra se si një shoqëri aplikon parimin perëndimor të korrigjimit të gabimeve pa e shkatërruar sistemin.
- Debati i lirë publik: Diskursi për “Republikën e 3-të” sjell në qendër idenë se çdo rend politik është i përkohshëm dhe i hapur për rishikim. Ky është thelbi i kulturës politike perëndimore.
Beogradi po nxitë serbët lokal dhe “arinjtë e fjetur” të plasuar në parti politike dhe në të gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë, që të sabotojë institucionin bazë të demokracisë – Kuvendin, duke bllokuar kështu krijimin e institucioneve që dalin nga zgjedhjet e 9 skurtit. Me këtë akt, Beogradi ka gjashtë muaj që ia ka dalë ta sabotojë infrastrukturën politike kritike dhe tani ka testuar vet funksionalitetin e Republikës. Siç paralajmroj presidentja e vendit, institucionet përkatëse të sigurisë paskan identifikuar një “tufë” të ”arinjëve të fjetur” që do të ishin pjesë e një grusht-shteti. Dora e shtetit rrjedhimisht po vepron, ndërkaq sundimi i ligjit duhet t’i identifikojë dhe shpërfaqë ata që po cënojnë rendin ushtetues dhe të ardhmen e Republikës – por bazuar në fakte.
Hetimet ndaj atyre që tashmë janë në procese gjyqësore dhe do të përgjigjen për spiunazh në dobi të Serbisë dhe atyre që, sipas sugjerimeve të Intelegjencies serbe, kanë nxitur ngritjen e xhamive ilegale, jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame, ose edhe shkuarjen e të rinjëve tanë në luftra të huaja në dobi të islamit politik, apo luftën hibride kundër Qeverisë, kanë nxjerrë në pah madje edhe sprovat për puç politik.
Për këtë do të duhej të binin kambanat e alarmit dhe të kishim një Lëvizje qytetare ndërgjegjësimi për situatën para së cilës ndodhemi si shoqëri e si demokraci e re liberale.
Diçka të ngjashme, sprovuan këto segmente të intelegjencies serbe e ruse edhe në Francë së fundmi2, duke hedhur koka të prera të derrave në portat e xhamive, me qëllim që të provokohej rritja e së djathtës ekstreme, të shpërthenin protesta dhe vendi të zhyytet në kaos.
Në tragjedinë greke, një ndërveprim i kësaj natyre quhet moment tragjik. Publiku në demokracitë e lashta duhet të mësojë nga arroganca e protagonistëve në skenë. Europa sërish heshti, sikur në Banjë [shtator 2023] të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo po ndohë meqë Evropës bashkëkohore “i mungon aftësia për vetëdije dhe qetësia për të pranuar gabimet e veta dhe për të përshkruar situatën në mënyrë realiste” do të shprehej publicisti I njohur zvicern Georg Hesler.3
5. Sfida e gjeopolitikës postmoderne
Sot, Perëndimi përballet me një botë ku shtetet autoritare (Rusia, Kina) përdorin teknologji, dezinformim dhe ekonomi të integruar për të sfiduar rendin liberal. Ndërkaq krizat e brendshme (populizmi, kuazisovranizmi, nacionalizmat ekskluzivë) minojnë themelet e demokracisë liberale.
Ndërkohë jemi dëshmitarë okular se postmoderniteti ka sjellë fragmentim të së vërtetës (epoka e “post-truth”), gjë që e dobëson kulturën politike të debatit racional.
Në këët kontekst Kosova po përjeton periudhën më të ashpër të luftës hibride ruse e serbe që për objektiv ka rikthimin e saj nën zonën e influencës serbo-ruse, nëse jo rikthimin e saj të plotë nën qizmen serbe, siç ishte që prej tetorit 1912 e deri në qershor 1999.
Koncepti i vetëkorrigjimit në këtë kontekst e ndihmon orjentimin strategjik dhe promovimin e Republikës së tretë. Prandaj Qeveria në detyrë dhe me theks Qeveria Kurti 3 në ardhje duhet të vazhdojë me ndërtimin e institucioneve të konsoliduara (gjykata, media, universitete) që prodhojnë vazhdimisht mekanizma kritikë dhe alternativa. Kjo është një armë që mungon në shoqëritë autokratike, por edhe në ato me koncepte politike në masë të ndjeshme patriarkale, siç shtë shoqëria jonë.
Përballja aktuale me bllokimin e institucioneve, para së gjithash konstituimin e Parlamentit e më ps edhe të krijimit të qeverisë, duket se ka të bëjë përveç me luftën hibride serbo-ruse, edhe me ritmin e krizave gjeopolitike, që duket se është shpesh më i shpejtë se ritmi i autokorrigjimit demokratik. Reagimi kërkon kohë (konsultim, zgjedhje, debat publik), ndërsa aktorët autoritarë, oligarkët dhe politikanët Jesmen veprojnë në mënyrë të centralizuar dhe të menjëhershme.
6. Pasojat përballë gjeopolitikës postmoderne
Nëse shoqëria shqiptare ia del ta ruaj dhe kultivoj e ushtroj në raportet e saj me partnerët tanë [SHBA, BE, Britninë e Madhe…] kapacitetin e vetëkorrigjimit pa u paralizuar nga fragmentimi i brendshëm, ajo, pra shoqëria jonë, mbetet konkurruese dhe me avantazh moral e institucional.
Ndërkaq nëse autokritika shndërrohet në vetdjegie, respektivisht vetvrasje politike (relativizëm total, delegjitimim i institucioneve, humbje e kohezionit shoqëror), atëherë Republika rrezikon të dobësohet nga brenda, duke i hapur rrugë autoritarizmave të jashtëm.
Është ftkeqësi e lloit të vet se si një pjesë e mirë e krerëve të opozitës kosovare preferojnë të kënaqen me iluzionet dhe eufemizmat që kanë përdorë dhe po përdorin një pesë e mirë e diplomacisë perednimore në raport me Serbinë dhe rrezikun nga politikat e saj ekspansioniste.
Një liderth që merrë guximin dhe shprehet se Kosova nuk rrezikohet nga Serbia, alias nga strukturat e saj ilegale e paralele në Kosovë, ai dëshmon shqeto se ka mungesa elementare në formimin e tij politk dhe mbi të gjitha nuk ia ka dalë të ndërtojë në qenësinë e tij politike as minimumin e domosdoshëm të kapaciteteve njohëse për vetkorigjim.
Kjo grindje është një sukses i propagandës së Beogradit dhe luftës hibride që intelegjencia serbe dhe ato të aleateve të saj kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë në segmente të tëra të shoqërisë sonë.
Qeveria e Kosovës e as ata që e mbështesin atë, fare nuk do të dëshironin të dukeshin si faktorë luftënxitës, jo vetëm para aleatëve tanë, por as para opozitës pa busullë orjentuese që prej Revolucionit demokratik të 14 shkurtit 2021. Nëse kryeminsitri dhe titullarë tjerë të Qeverisë e cilësojnë Alekasandër Vuçiqin, para së gjithash në komunikim me mediat e huaja dhe në përballje me diplomatë perendimor, të tillë si ai është – kriminel lufte, ndërkaq Serbinë si faktor destabilizues i rajonit, opozitës sonë pa busull politike për veprim në situata të tilla që po kalojmë në këtë periudhë të gjeopolitikës postmoderne, po i mungon guximi për ta pranuar suksesin e Qeverisë në veri dhe për të inicuar projekte të mirëqene e në interes kombëtar, si bie fjala vendosjen e rekrutimit ushtarak. As Memli Krasniqi, as Lumir Abdixhiku e as Ramush Haradinaj, nuk kanë staturën e politikanit, siç e kishte prsh Kryeministrja e Izraelit Golda Meir (1898–1978).
Le të kujtojmë faktin se ajo udhëhoqi qeverinë izraelite nga viti 1969 deri më 1974 dhe njihej si “Zonja e hekurt” e politikës izraelite përpara se kjo shprehje t’i atribuohej Margaret Thatcher-it në Britani. Në kohën e saj si kryeministre, ajo mori vendime të fuqishme sidomos gjatë Luftës së Yom Kipurit (tetor 1973), kur koalicioni arab i udhëhequr nga Egjipti dhe Siria sulmoi Izraelin.
Por, edhe kur kaloi në opozitë, vendosmëria e saj për mobilizimin ushtarak dhe komunikimi i saj i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, u konsideruan vendimtarë për mbijetesën e shtetit hebre në atë konflikt dhe më pas.
Po ta shohim me syrin e analizës gjeopolitike, “ekspansioni serb” shfaqet jo më si projekt i pastër territorial-ushtarak, por si një strategji hibride që synon të mbajë të gjallë hegjemoninë serbe mbi hapësirat fqinje, sidomos në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pasojat e pritshme për Kosovën dhe rajonin mund t’i ndanim në disa plane:
6.1 Dimensioni politik
Në Kosovë: Beogradi do të vazhdojë të instrumentalizojë Listën Serbe dhe komunat me shumicë serbe si mekanizma bllokues të funksionalitetit shtetëror.
Dështimi I aktit agresiv të shtatorit 2023 për aneksimin e veriut të Republikës, e ka shtrënguar Beogradin të kalojë në panin B, që nënkupton realizimin e Bashkësisë së Komunave Serbe konform Marrëveshjes së vitit 2013/15.
Projekti i Asociacionit të komunave serbe shihet si hallkë për të imponuar autonomi substanciale që cenon sovranitetin.
Në rajon: Serbia do të shfrytëzojë lidhjet me partitë pro-serbe në Mal të Zi dhe Bosnjë për të frenuar integrimin euro-atlantik dhe për ta mbajtur hapur opsionin e bashkimit në kuadër të “Botës serbe”.
6.2 Dimensioni i sigurisë
Lufta hibride: Serbia, me mbështetjen e Rusisë, pritet të shtojë përdorimin e propagandës, dezinformimit dhe operacioneve kibernetike për të delegjitimuar shtetin e Kosovës.
Kriza të kontrolluara: Provokimet në veri të Kosovës, bllokadat rrugore apo incidentet e armatosura do të shërbejnë si mjet presioni mbi Perëndimin.
Këto masa i paralajmroj në një prononcim të saj Lista Serbe që ndërlidhet me arsimin dhe shëndetësinë, që konsiderohen ndër sektorët më të mëdhenj që operojnë tutje me sistem të Serbisë. Të enjten që lamë pas, Albin Kurti iu drejtua serbëve të Kosovës me njëvideomesazh të qartë, duke pohuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i garantojë minoritetit serb qasje të barabartë në të mirat e përbashkëta, duke paralajmruar se sistemi paralel i arsimit dhe shëndetësisë, i financuar nga Serbia, nuk është i qëndrueshëm.
Ai premtoi se këto shërbime do të integrohen në një sistem unik, në bashkëpunim me kryetarët e komunave, BE-në, QUINT-in dhe KFOR-in. Asgjë jashtë logjikës së Marrëveshjes së Normalizimit të dakorduar në Ohër.
I menjëhershëm ishte reagimi i Listës Serbe, alias Beogradit, meqë LS vepron si filialë e Partisë së Vuçiqit në Kosovë. Përmes një deklrate ata e bënë publik qëndrimin e tyre se vazhdojnë ta cilësojnë arsimin dhe shëndetësinë paralele si “shtylla të mbijetesës së popullit serb”, duke mohuar që këto struktura të trajtohen siç janë trajtuar si pjesë e negociatave në Bruksel dhe paralajmëruan se do t’i “çlirojnë komunat e uzurpuara në veri”!
Por po aq i shpejtë ishte edhe reagimi i Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai në një pronocim të tij rikujton LS se “Marrëveshja e Ohrit … përcakton qartë integrimin e institucioneve të lartpërmendura në sistemin institucional të Kosovës…”- ka shkruar Rohde në Bluesky.4
Rajoni: Rreziku i destabilizimit të Bosnjës dhe dobësimit të NATO-s në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut është pjesë e të njëjtës strategji.
E qartë, Serbia e sotme nuk synon domosdoshmërisht pushtimin klasik, por një hegjemonizëm të zgjatur, asimetrik dhe hibrid, që synon të mbajë të pazgjidhur çështjen e Kosovës dhe të frenojë integrimin e rajonit në BE/NATO.
7. Republika e tretë si rrugëdalje
Kosova tani po kalon procesin real të shtetformimit përmes asaj që do të cilësohet nga historia si Republika e 3-të.
Nëse Republika e 1-rë (shtator 1991/2008) ishte akt juridiko-politk i pavarësisë së kushtëzuar, ndërkaq Republika e 2-të (2008–2020) u shndërrua në një shtet të kapur, Republika e 3-të (nga 2021 e tutje) përpiqet të jetë një laborator i autokorrigjimit demokratik, që nënkupton lufta permanente kundër korrupsionit; kthimi i plotë i sovranitetit në veri; përpjekja për barazi qytetare përtej ndarjeve etnike; rifillimi i politikës si shërbim publik, jo si privatizim i institucioneve…
Për shqiptarët gjithandej Republika e 3-të pritet të bëhet model i modernizimit demokratik që mund të reflektojë edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe në Luginë [Preshevë, Bujanoc, Medokë] dhe gjithësesi edhe në Sanxhak. Shih për këtë, Republika e 3-të mund të konsiderohet një uverturë e krijimit të Federatës Shqiptare.
8. Përfundim
Serbia nuk ka braktisur përdorimin e mjeteve të forcës, por ato tashmë shfaqen si incidente të kontrolluara, provokime në terren, operacione kibernetike dhe propagandë e orkestruar. Aleanca me Rusinë e kthen këtë front në një arenë hibride ku synimi kryesor është të delegjitimohet shtetësia e Kosovës dhe të dobësohet arkitektura e sigurisë së NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Pasojat e gjeopolitikës postmoderne serbe janë të dukshme. Kosova përballet me presion të vazhdueshëm për kompromise të dhimbshme në dialog; rajoni mbetet i ekspozuar ndaj krizave të kontrolluara; procesi i integrimit euro-atlantik vonohet. Në këtë kontekst, shqiptarët në tërësi duhet të artikulojnë një strategji kombëtare të përbashkët, duke forcuar aleancën me SHBA dhe BE dhe duke konsoliduar shtetin e Kosovës si faktor i pakthyeshëm. Vetëm përmes këtij konsolidimi mund të neutralizohet hegjemonia asimetrike që Serbia projekton sot.
___________________________
1. https://www.theguardian.com/books/2025/sep/03/europe-is-the-core-america-joined-as-an-offshoot-the-historian-challenging-what-the-west-means
2. https://www.nzz.ch/international/schweinekoepfe-vor-moschee-in-paris-spur-fuehrt-nach-suedosteuropa-nzz-ld.1902022
3. https://www.nzz.ch/meinung/die-liberalen-demokratien-koennen-den-hybriden-krieg-
gewinnen-aber-nur-wenn-sie-sich-an-ihre-eigenen-regeln-halten-ld.1900794
4. https://kallxo.com/uncategorized/rohde-pergenjeshtron-listen-serbe/
Rruga Press

