Lajme

Reportazhi francez i vitit 1998 tregon sesi UÇK-ja i kishte ruajtur manastiret serbe në Rahovec

UÇK-ja vazhdimisht ishte përkujdesur ndaj objekteve fetare, veçanërisht ndaj objekteve ku ritualet fetare i kryente popullsia serbe gjatë kohës së luftës.

Një reportazh i agjencisë franceze të lajmeve AFP, të datës 17 gusht 1998, të botuar edhe në të përditshmen Bujku tregon sesi UÇK-ja i kishte mbrojtur manastiret serbe.

Sipas reportazhit francez, shtatë priftërinj, priftëresha dhe 30 serbë, ishin strehuar në manastirin e Zoqishtes, por që iu dorëzuan Komunitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Agjencia franceze atë kohë kishte demantuar lajmet e serbëve se flamuri kuqezi ishte vendosur në këmbanare.

“Përkundër asaj që pohojnë serbët e rajonit, flamuri kuqezi i shqiptarëve nuk valon në këmbanare. Ndërtesat, dhomat e priftërinjve, morgu i vogël, çdo gjë është e paprekur“, thuhej në artikullin e mediumit francez.

“Ne duhet të kujdesemi për manastirin dhe të mos lëmë askë që të hyjë në të“, shkruante AFP franceze pas komunikimit me një ushtar të UÇK-së.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës me të hyra rekord me mbi 1.5 miliardë euro

“Para këtyre ngjarjeve ne kishim marrëdhënie të mira me manastirin. Edhe pse pjesa më e madhe e banorëve të Zoqishtit janë myslimanë, ne e vizitojmë kishën, marrim pjesë në martesën e serbëve. Por policia ju ka shpërndarë armë atyre, sikurse edhe serbëve të tjerë“, thuhej në reportazhin francez pas bisedës më shefin lokal të UÇK-së.

Tutje, në reportazhin francez tregohej se një mitraloz ishte vendosur në maje të këmbanares, si dhe ushtari i UÇK-së u kishte treguar se aty ishin gjetur armë automatike, revole dhe tri granata.

“Ne duam që vendet tona të shenjta të jenë të respektuara, ndaj dhe i respektojmë këto vende të serbëve“, thoshte një ushtar i UÇK-së për mediumin francez në vitin 1998.

Lexo më shumë  Daulina Osmani: Po bëhet reformë e thellë ligjore në sektorin e sportit në Kosovë

Ushtari i UÇK-së kishte treguar se ditën kur e kanë marrë manastirin, një sheh i besimtarëve myslimanë është vrarë nga policia në Rahovec.

“Serbët pohojnë se ne e kemi përdhosur manastirin. Kjo është vetëm njëra nga gënjeshtrat e tyre. Këtu janë 60 shtëpi serbe, asnjërën nga to nuk e kemi djegur“, tregonte për mediumin francez një djalosh me këmishë të zezë që ishte prezantuar si komandant operacional i sektorit.

UÇK nuk kishte një strukturë të unifikuar dhe këtë gjë e kanë bërë të ditur shumica e akterëve ndërkombëtarë, respektivisht amerikanë, të cilët vepruan gjatë luftës në Kosovë.

Po ashtu, menjëherë pas luftës, Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Bajram Rexhepi e kishin vizituar manastirin e Zoqishtes dhe ishin zotuar për përkrahje financiare.

YouTube player