Lajme

Rënie temperaturash dhe reshje bore, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme shënon nisjen e jaës me temperaturat më të ulëta në territorin shqiptar. Nga temperatura të ulëta dhe ngrica do të karakterizohet moti në vendin tonë ditën e sotme.

Sipas MeteoAlb bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore.

Lexo më shumë  “Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por ulen ndjeshëm edhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Rruga Press

YouTube player