Rënie gurësh në disa vende për shkak të motit të keq, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes
Përkeqësimi i motit dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se grupet e punës kanë ndërhyrë duke bërë pastrimin e rrugës.
Gjithashtu ARRSH apelon që qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.
Njoftimi:
Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve
Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.
Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.