Bota

Rënie e madhe e Bitcoin – varianti i ri i coronavirusit trondit tregjet e aksioneve

Bitcoin ra ndjeshëm sot, me pothuajse 8.0 për qind, pas raportimit të një lloji të ri të coronavirusit që është potencialisht rezistent ndaj vaksinës.

Kjo ka bërë që investitorët të hezitojnë të investojnë në kriptovaluta dhe tregun e aksioneve.

Bitcoin u ul deri në 7.8 për qind në 54,377 dollarë, niveli më i ulët që nga 12 tetori, raporton reuters.

Monedha dixhitale më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut është në rrugën e duhur për të regjistruar rënien më të thellë njëditore që nga 20 shtatori i këtij viti, duke humbur më shumë se një të pestën e vlerës së saj krahasuar me nivelin rekord prej 69 mijë dollarësh që arriti në fillim të këtij muaji.

Lexo më shumë  WSJ: 3 000 ushtarë koreano-veriorë të vrarë në Ukrainë

Shkencëtarët thanë se lloji i ri i virusit, i cili u zbulua në Afrikën e Jugut, Botsvana dhe Hong Kong, përfaqëson një kombinim të pazakontë mutacionesh, të cilat mund ta bëjnë atë rezistent ndaj përgjigjes imune të trupit ose më të transmetueshëm dhe ngjitës se sa Delta.

“Zgjerimi i tij, veçanërisht në vendet e tjera, mund të zvogëlojë më tej oreksin e investitorëve në tregjet e kriptove. Rimëkëmbja e bitcoin ka të ngjarë të jetë e kufizuar dhe tregu duhet të përgatitet për humbje të mëtejshme”, tha Yuja Hasegawa nga Bursa e Tokios.

Lexo më shumë  “Erë tradhtie”, protestë në Sllovaki pas vizitës së kryeministrit Fico në Rusi

Kriptovalutat më të vogla, të cilat priren të lëvizin së bashku me bitcoin, gjithashtu kanë rënë. Ether, monedha e dytë më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, ra me 11.6 për qind në nivelin më të ulët javor.

Sipas të dhënave më të fundit, ajo po tregtohet në nivelin e 4070 dollarëve, rreth 18 për qind nën vlerën rekord të shënuar më 10 nëntor. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *