Lajme

Aksidenti në Bullgari: Është gjetur trupi i pajetë i udhëtari të 45-të!

Edhe një trup i pajetë është gjetur gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari.

Kështu, numri i viktimave nga aksidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të aksidentit tragjik.

Informacionin e ka konfirmuar zëvendësi i kryeprokurorit dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov, njofton “BNR”.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

“Në ora 21:15 në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin “Pirogov”, tha ai.

Sarafov tha se edhe hetuesi edhe prokurori të dërguar në Shkup do të qëndrojnë këtu më së voni deri të dielën. Duhet ta dërgojnë dokumentacionin që lidhet me autobusin e djegur dhe profilet ADN të familjarëve të viktimave. Menjëherë pas do të fillojë identifikimi i viktimave të aksidentit.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *