Lajme

RENEA hyn në shtëpinë e deputetit të Partisë Socialiste në Fushë-Krujë, Rrahman Rraja

Forcat RENEA bastisin vilen e deputetit socialist në Nikël, Rrahman Rraja me urdhër të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas gazetarit Artan Hoxha, në bazë të një vendimi të gjykatës speciale dhe synonte arrestimin e Ramazan Rrajës, i shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin e 1 nëntorit 2019, kundër prokurorit te Durresit Arjan Ndoj dhe Rrumit te Shijakut.

Për të njëjtën çështje është arrestuar Redjan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste.

Lexo më shumë  Nga UÇK-ja tek Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Makina e prokurorit Arjan Ndoja u qëllua me breshëri automatiku më 1 nëntor në vendin e njohur si “Mbikalimi i Shkozetit”. Aty mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe u plagos miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

Kush është Ramazan Rraja


Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja ka qenë i dënuar për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, që sipas mediave belge lundronte në para.

Lexo më shumë  Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Rraja jeton në arrati, pasi mundi të largohej nga Belgjika, por sipas dosjes së prokurorisë belge theksohet se banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Më herët ai ka dalë në kërcënimin e policit Emiljano Nuhu, në rastin e bujshëm të Xhisiela Malokut, e cila u keqtrajtua nga djali i deputetit. Emri i Ramazan Rrajës ka dalë edhe në zhdukjen e Enver Stafukës, pasi ai u shfaq mes grupit që dyshohet se zhduku këtë person.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *