Bota

Rëndohet bilanci/ Rrëshqitja e dheut në Brazil, shkon në 104 numri i të vdekurve

Punonjësit e shpëtimit dhe zyrtarët e qytetit malor të Brazilit, Petropolis, njoftuan se numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, është rritur në të paktën 104, mes tyre edhe rreth 13 fëmijë.

Shirat nisën të martën, duke shkaktuar përrenj që morën përpara shtëpi e e makina. Sipas autoriteteve janë shkatërruar 80 shtëpi.

Lexo më shumë  Kurti takon kryeministrin britanik: Britania është aleate e posaçme e Kosovës

Operacionet e kërkim-shpërtimit vazhduan edhe të enjten. Rreth 500 punonjës shpëtimi iu bashkuan banorëve, në një përpjekje për të gjetur disa nga të zhdukurit, nuk dihet ende fati i të paktën 35 personave.

Në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ishte nisur për një udhëtim në Moskë, shkruante se kishte biseduar me Ministrin e Zhvillimit Rajonal Rogerio Marinho dhe atë të Ekonomisë Paulo Guedes për të ofruar ndihmë për qytetin.

Lexo më shumë  Spanja 'paralizohet' nga protestat, qindra mijëra qytetarë dalin në rrugë

Që nga dhjetori, shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje e rrëshqitje të rrezishme dheu edhe në verilindje të Brazilit si dhe në shtetin e Sao Paulos.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *