Lajme

Rëndohet bilanci i përmbytjeve në Durrës, shkon në 440 numri i familjeve të dëmtuara

Në përfundim të procesit të verifikimit, në territorin e bashkisë së Durrësit, grupet e punës kanë evidentuar 440 familje të dëmtuara nga përmbytjet e së mërkurës së kaluar.

Ndërkaq në ambientet e Shtëpisë së Pushimit të MB-së janë strehuar 31 persona, anëtarë të disa familjeve. Të tjerë familjarë të akomoduar në këto ambiente shprehen se nuk e dinë kur mund të kthehen në banesat e tyre.

Lexo më shumë  Haxhiu i reagon PDK-së: Stafi i Kuvendit s’është palë në betejat politike

Prefekti i Qarkut të Durrësit, Emiljan Jani shprehet se ende nuk ka një bilanc të vlerës së dëmeve dhe se shkaktar veç reshjeve të dendura është dhe hedhja e mbetjeve në kanalet e ujërave të larta.

Pas përfundimit të verifikimeve në terren, shtabi i emergjencave njofton se familjet e dëmtuara nga përmbytjet, që nuk janë përfshirë në proces, mund të kërkojnë verifikim pranë njësive bashkiake, pasi numri i të prekurve rezulton më i lartë se vlerësimet fillestare.

Lexo më shumë  “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet

Rruga Press

YouTube player